Këto janë dy vajzat kosovare Erza dhe Aulona Zubaku që humben jeten tragjikisht në Gjermani
24-vjeçarja dhe 18-vjeçarja nga Topanica e Kamenicës vdiqën pas përplasjes së veturave në autostradën A5.
Policia gjermane ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, duke bërë të ditur se në të njëjtin lokacion janë regjistruar dy aksidente të ndara.
Aksidenti i parë ka ndodhur pak pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal, ku dy automjete janë përplasur gjatë një manovre ndërrimi korsie nga korsia e mesme në atë të majtë.