Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Elbasan, ku janë plagosur disa persona.

Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të dalë jashtë karrexhatës dhe të bjerë pranë përroit.

Pavarësisht situatës së rrezikshme, personat që ndodheshin në automjet kanë mundur të dalin pa lëndime serioze.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.