Prime-i i mbrëmjes së sotme në Ferma VIP pritet të sjellë një tjetër eliminim të fortë nga gara.
Në televotim këtë javë ndodhen Blerina, Henri, Vanesa dhe Sara Karaj.
Ndërkohë, sipas një sondazhi online që po qarkullon në rrjetet sociale, banorja më e votuar për t’u larguar deri në këto momente është Blerina.
Ajo kryeson sondazhin me 37% të votave, ndërsa shumë pranë saj renditet Henri me 35%.
Më pas vijnë Vanesa me 15% dhe Sara me 13%.
Diferenca shumë e ngushtë mes Blerinës dhe Henrit ka shtuar tensionin dhe pasigurinë për eliminimin e sotëm, pasi rezultati mund të ndryshojë deri në momentet e fundit.
Megjithatë, duhet theksuar se këto rezultate janë të bazuara vetëm në sondazhe online dhe jo në votimin zyrtar të produksionit.