Pesë persona pl*gosen në një aksid*nt rrugor në Tiranë/ Policia arreston një 20-vjeçar si shkak…
Aksident në Tiranë, makina përplaset me murin në Babrru, 5 të plagosur, arrestohet shoferi 20-vjeçar
Një aksident rrugor me pesë persona të plagosur është regjistruar në zonën e Babrrusë, në Tiranë, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një mur.
Policia e Shtetit tha sot se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia-Babrru”, ku 20-vjeçari G. G., teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar në mur.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjerët që udhëtonin me të.
Raportohet se pesë të plagosurit janë dërguar në urgjencën spitalore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar drejtuesin 20-vjeçar, ndërsa po vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
