Na pret një javë mjaft pozitive, me shanse shumë të mira në sferën financiare dhe në jetën tonë emocionale. Këtë parashikoi astrologia Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije shtëpie”, këtë të premte, më datë 15 maj. Sipas saj, është një javë kur duhet të përfitojmë plotësisht përmes komunikimit dhe kontakteve. Situata duhet të vlerësohet mirë në datën 22 maj, për t’u treguar të kujdesshëm për të shmangur gabime të mundshme.
Dashi: Një periudhë shumë interesante për ju, ku duhet të fokusoheni në sferën financiare, në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me pronën. Do të keni shanse të punoni në mënyrë të tillë që të përfitoni nga shfrytëzimi i pronës ose të investoni për përmirësimin e kushteve në familje. Do të keni mbështetjen e rrethit tuaj dhe gjatë javës lëvizni, punoni dhe komunikoni, që përmes kontakteve të realizoni qëllimet tuaja. Do të keni shanse në jetën tuaj emocionale dhe financiare. Kujdes se si e përdorni fjalën!
Demi: Një javë dhe periudhë e rëndësishme edhe për ju, për arsye se hëna e re, e cila do të zhvillohet nesër në shenjën tuaj, hap horizonte të reja dhe ju sjell në jetën tuaj një rinovim apo ripërtëritje. Është një periudhë ku duhet të fokusoheni në aspektin financiar, ku përveç të papriturave që do të keni, duhet të filloni që gradualisht të jeni edhe parashikues, pra të planifikoni sferën tuaj financiare. Duhet të kujdeseni për reagimet dhe lëvizjet tuaja, të evitoni pakujdesitë! Do të keni mbështetjen e rrethit tuaj me të cilët ndani përditshmërinë.
Binjakët: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Kalimi i Mërkurit në shenjën tuaj ju jep shanse për biseda, kontakte dhe planifikim më të mirë. Sidomos ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të përfundoni disa çështje që kanë nisur që nga viti i kaluar. Do të bëni ndryshime në plane lidhur me të ardhmen tuaj dhe ndryshime në lidhje me vendin ku banoni dhe punoni. Fillon një periudhë ku do të keni shanse për të rritur të ardhurat tuaja, pasi do të keni përfitime. Kujdesuni për qetësinë tuaj shpirtërore!
Gaforrja: Kalimi i Afërditës në shenjën tuaj ju krijon një anë psikologjike shumë të mirë, por nga data 22 maj duhet të jeni pak të kujdesshëm. Do të keni shanse për biseda dhe kontakte, të cilat duhet të jenë diskrete, e më pas të flisni për marrëveshjet tuaja atëherë kur të realizohen. Ndryshimet dhe bisedat që do të bëhen do të ndikojnë në sferën financiare, pra kanë si qëllim ndryshimin dhe përmirësimin e situatës financiare. Do të gjeni mbështetjen që kërkoni. Mos hyni në kontradita dhe keqkuptime me rrethin tuaj shoqëror dhe miqësor.
Luani: Një periudhë ku do të bëni disa ndryshime në lidhje me qëllimet, ndryshimet dhe planet që keni. Do të keni takime të reja përmes një aktivizimi kolektiv. Mund të shkoni në një vend ku mund të takoni njerëz të së kaluarës, por edhe njerëz të rinj, të cilët do të ndikojnë pozitivisht në planet që ju keni për të ardhmen dhe në planet që ju keni në përgjithësi. Mund të gjeni edhe shokun e rrugëtimit tuaj. Duhet të jeni të kujdesshëm me punën tuaj dhe jetën tuaj sociale, duke shmangur arrogancën dhe irritimin. Bëhuni strateg! Do të keni takime intime të fshehta, të cilat mund të vazhdoni t’i mbani të tilla dhe t’i shijoni pa i ditur të tjerët!
Virgjëresha: Keni hyrë në një periudhë ku tani mund të realizoni ato ndryshimet në jetën tuaj sociale dhe në jetën tuaj profesionale. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Jeta juaj sociale dhe jeta juaj profesionale mund të ndryshojë, por mund të keni edhe disa ndryshime në përditshmërinë tuaj, ndryshime që mund të ndikohen nga eprorët, nga prindërit tuaj. Trajtojini gjërat me qetësi. Disa nga ju mund të kenë edhe ngritje në detyrë, kështu që duhet të pranoni ndryshimet dhe të përshtateni. Kini kujdes në jetën tuaj emocionale dhe në marrëveshjet financiare që mund të bëni me njerëz nga rrethi juaj social. Do të keni shanse për udhëtime!
Peshorja: Një periudhë e mirë fillon edhe për ju, më të ndikuar do të jenë të lindurit në ditët e para të shenjës. Do të keni shanse për të udhëtuar, do të programoni sërish planet për të ardhmen, në lidhje me karrierën dhe punën tuaj dhe me jetën emocionale. Rrugë të reja hapen për ju. Kujdes me jetën tuaj sociale, në bashkëpunimet tuaja nga data 22 maj. Vlerësoni situatën me realizëm, kapni shanset dhe mos u mposhtni përpara vështirësive, mjafton të jeni me këmbë në tokë dhe sa më afër realitetit.
Akrepi: Kjo periudhë është shumë aktive dhe ka të bëjë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë do të keni shanse shumë të mira dhe do të hapen rrugë të reja në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet e çdo lloji. Do të jeni të çliruar nga pengesat dhe zhvillimet e papritura, kështu që mund të nisni një trajektore të re për të ardhmen tuaj, në lidhje me marrëdhëniet tuaja personale dhe bashkëpunimet tuaja financiare. Duhet të jeni të kujdesshëm! Do të dalin edhe përfitime, por edhe probleme të papritura.
Shigjetari: Fokusi për ju është në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj, ku do të përballeni me një mbingarkesë dhe do të jeni shumë aktivë. Një nga kapitujt që hapet tani është sfera e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimeve tuaja dhe i vendoset theksi veçanërisht gjatë kësaj jave. Disa nga ju do të kalojnë një krizë e disa nga ju do t’i japin fund një marrëdhënieje, për të nisur një të re. Kini kujdes me investimet financiare.
Bricjapi: Hëna e re ju hap rrugë shumë të mira në jetën tuaj emocionale, personale, ndërkohë që ju duhet të fokusoheni në punën tuaj, në përditshmërinë tuaj, ku kjo e fundit do të ndikojë anën tuaj financiare. Zhvillimet që do të bëni këtë javë do të ndryshojnë rrjedhën e ditëve tuaja, pasi mund të ndryshoni punën ose ta përshtatni në mënyrë të tillë që të sjellë rezultate shumë të rëndësishme në financat tuaja. Njëkohësisht do të keni shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve tuaja. Gjithashtu do të keni mundësi të zgjidhni edhe çështje prone.
Ujori: Keni shanse për të bërë disa ndryshime, ndryshime në familje, ndryshime në shtëpi, të kombinuara këto edhe me jetën tuaj emocionale dhe personale, të lidhura edhe me aspektin e krijimtarisë dhe investimeve. Do të keni ndryshime dhe lajme që mund t’ju befasojnë këtë javë. Nëse shqetësoheni nga këto ndryshime, duhet të dini se bëhen për të mirën tuaj dhe për një hap të mëtejshëm drejt zhvillimit. Java ju premton edhe takime shumë interesante me njerëz të rëndësishëm, me të cilët nuk përjashtohet mundësia që të bini në dashuri me shikim të parë. Përditshmëria juaj do të kalojë bukur dhe me shanse shumë të mira. Mos i idealizoni personat që mund t’i takoni në datën 22 maj.
Peshqit: Një periudhë shumë e mirë fillon edhe për ju, pasi Afërdita krijon lidhje harmonike me shenjën tuaj. Do të keni shanse shumë të mira të shijoni dashurinë, momentet me njerëzit tuaj të dashur, do të keni gjithashtu shanse të përfitoni në sferën financiare, megjithëse duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm. Një kapitull i ri është hapur dhe vendoset fokusi akoma më tepër nga kjo javë dhe në vijim. Do të keni ndryshime në lidhje me shtëpinë, në lidhje me zyrën ku ju punoni, në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja personale. Mos reagoni nëse diçka ju vjen si e papritur. Mendohuni përpara se të reagoni! Pranoni ndryshimet me qetësi me qëllim që të përshtatni më mirë hapin tuaj. Megjithatë, ndryshimet mund të vijnë edhe si rezultat i iniciativës suaj.