Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin
Zërvaskë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një elektriçist i moshës rreth 60 vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar fatalitetin si rezultat
i kontaktit me rrymën elektrike, ndërsa ishte angazhuar në riparimin e një linje elektrike ku ishte konstatuar një defekt.
Një grup hetimor është mobilizuar dhe ndodhet aktualisht në vendngjarje, ku po punon për të zbardhur rrethanat e plota që kanë çuar në këtë tragjedi.