Tragj*di në rrugën e Dubravës: H*mb j*tën punonjësi i bashkisë …

TvShow

Në qytetin e Tropojës është shënuar një tragjedi gjatë ditës së sotme, ku katër punonjës të administratës bashkiake kanë pësuar goditje nga energjia elektrike ndërkohë që ndodheshin në detyrë përgjatë aksit rrugor të Dubravës.

Burimet mediatike bëjnë me dije se fatkeqësisht Muhamet Sylisufi ka ndërruar jetë si pasojë e këtij incidenti, ndërsa tre kolegët e tij të tjerë ndodhen në një gjendje shëndetësore tejet të vështirë.

Pretendohet se aksidenti ndodhi ndërkohë që po kryheshin ndërhyrje pranë rrjetit elektrik, në një terren ku banorët kishin shprehur rezerva dhe frikë ditët e fundit lidhur me rrezikshmërinë e punimeve për shkak të prerjes së pemëve në afërsi të telave të tensionit.

Ndërkohë, opinioni publik mbetet në pritje të një njoftimi zyrtar nga organet e policisë për të sqaruar dinamikën e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Lajmet e fundit