Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjirin e Lalëzit, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar kështu vdekjen e një pasagjeri.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:00, shtetasi që ka humbur jetën ka qenë 57-vjeçar dhe ndodhej i ulur në njërin prej automjeteve të cilat janë përplasur.

Po ashtu kanë marrë lëndime edhe drejktuesit e automejeteve dhe një pasagjer tjëtër.

Policia ka bërë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve të cilët rezultuan se i drejtonin automjetet në gjendje të dehur.