Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Ilioupoli, ku dy vajza 17-vjeçare dyshohet se planifikuan së bashku një akt ekstrem, që përfundoi në tragjedi. Njëra prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa shoqja e saj ndodhet në gjendje kritike në KAT Hospital, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Sipas mediave greke, dy adoleshentet kishin kaluar orët e fundit së bashku dhe dyshohet se kishin konsumuar alkool para se të ngjiteshin në tarracën e një pallati gjashtëkatësh në zonë.
Hetuesit dyshojnë se vajzat kishin planifikuar gjithçka deri në detaje. Ato mësohet se kanë lënë pas shënime ku shpjegonin gjendjen e tyre emocionale dhe arsyet që i shtynë drejt këtij vendimi tragjik.
Më pas, sipas burimeve hetimore, ato janë ngjitur në tarracë, kanë mbyllur derën, kanë vendosur kufje duke dëgjuar muzikë dhe janë hedhur nga lartësia, të kapura për dore.
Në çantën e vajzës që humbi jetën dhe banonte në atë pallat është gjetur një shënim. Në të, ajo shkruante se vuante nga depresioni, se i donte prindërit e saj dhe se ata nuk kishin asnjë faj.
Ajo shprehej gjithashtu se kishte frikë t’i zhgënjente për shkak të mosarritjes në provimet e maturës, duke përfunduar me fjalët: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”.
Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, policia ka gjetur edhe një ditar në shtëpinë e vajzës tjetër 17-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital.
Edhe ajo kishte shkruar për depresionin dhe frikën se mund të zhgënjente prindërit në provime. Hetimet tregojnë se të dyja ishin shoqe të ngushta dhe dyshohet se kishin planifikuar së bashku aktin.
Ajo kishte shprehur gjithashtu frikën se mund të zhgënjente familjen për shkak të rezultateve në provimet e maturës.
Ndërkohë, në banesën e vajzës tjetër, policia gjeti edhe një ditar personal, ku sipas burimeve ishin shënuar mendime të ngjashme për depresionin dhe presionin emocional.
Një dëshmitar pranë vendit të ngjarjes tregoi momentet dramatike.
“Dëgjova britma dhe më pas një goditje shumë të fortë. Kur dola pashë dy vajzat të shtrira në tokë dhe telefonova menjëherë ambulancën”, tha ai.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa rasti ka hapur debat të fortë në Greqi mbi shëndetin mendor tek adoleshentët dhe presionin që ata përjetojnë.