L*fta me fl*kët dhe pë*pl*sja e helikopterëve, shqiptarët rrëfejnë tmerrin: Pamë njerëz të…

TvShow

Greqia ka kaluar disa ditë të vështira për shkak të kushteve ekstreme të motit, të shoqëruara me zjarre masive që kanë shkaktuar vdekjen e tre zjarrfikësve dhe dëme të mëdha në pasuri.

Përveç kësaj, pak orë më parë, një ngjarje tjetër tragjike ka ndodhur, ku dy helikopterë zjarrfikës janë përplasur gjatë përpjekjeve për të shuar flakët.

Artur Bibe, korrespondent i Top Channel, intervistoi dy shqiptarë që jetojnë në zonat më të rrezikuara nga zjarret. Ata ndanë shqetësimet e tyre për rrezikun që po u kanoset shtëpive, si dhe përjetimet e tmerrshme nga përplasja e helikopterëve.

Të dy ata theksuan frikën e tyre për shkak të afërsisë së flakëve me banesat e tyre dhe ndanë detaje rreth momentit të frikshëm kur ndodhi përplasja e dy helikopterëve.

“Kemi tre ditë në flakë. E kam shtëpinë aty lart, afër zjarrit. Jemi të gjithë banorët këtu për të shuar flakët. Zjarri po afrohet te shtëpitë tona, do të jetë një natë shumë e vështirë sot. Policia na tha të ikim, por ne nuk ikim që këtu. Isha këtu kur u përplasën helikopterët. Shkova atje, çfarë të shikoja… Çfarë nuk pamë: flakë, njerëz brenda të djegur”, u shpreh njëri prej tyre./Top Channel

Lajmet e fundit