Një avantazh i është dhënë Soni Malajt gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Ferma VIP”.

Pasi kishte fituar sfidën e javës, Agai e vendosi këngëtaren para një zgjedhjeje tunduese për të marrë informacion nga bota jashtë: të përdorte Inteligjencën Artificiale ose të lexonte se çfarë kishin shkruar portalet për të gjatë qëndrimit të saj në fermë.

Soni zgjodhi këtë të dytën, por u përball me tituj që e lanë të habitur.

Ndër lajmet që iu shfaqën në ekran, më i bujshmi ishte një titull që e përfshinte atë në një trekëndësh të supozuar: “Mollë sherri mes Jonidës dhe Sonit, Flor Mumajesi?” si dhe lajme të tjera që aludonin për ironi dhe debate për “rroba firmato” mes dy këngëtareve.

Menjëherë pas përfundimit të “Prime-t”, Soni ka mbledhur fermerët e tjerë për të sqaruar situatën, duke u shprehur e revoltuar me lajmet e rreme që qarkullojnë jashtë.

Ajo ka hedhur poshtë me bindje çdo lajm për debate me Jonida Maliqin dhe ka treguar habinë e saj për përfshirjen e emrit të Flori Mumajesit në këtë mes.

“Rrena komplet. I thashë Arbanës a janë për 1 prillin këto? Ishte gjoja kur kam pasur unë me Jonidën debate, që ne kemi patur gjë tjetër komplet. Kur ka dalë Jonida unë u mërzita se ishte konkurrente e fortë dhe unë u mërzita realisht. Titulli: ‘Soni ironizon Jonidën: Kam qarë kur doli Jonida’. E pashë njëherë… Ishte tmerr,” – shpreh Soni para banorëve.

Më tej, ajo sqaroi edhe lajmet absurde për ofendimet me veshje dhe “luftën” e pretenduar për Florin, duke i dhënë fund njëherë e mirë çdo thashethemi:

 

 

“Tjetra: ‘Soni: Ka dy rroba firmato’… Unë as e kam si shprehje atë gjë. Kurrë s’kam patur debat me Jonidën. Kurrë në jetën time. ‘Mollë sherri’ kishin vendos dhe një emër tjetër, Florin. Mollë sherri me Jonidën për çfarë? Unë kam qenë e fejuar. Unë jam ndarë, jam bërë me kalamaj, s’kam lidhje fare. Futja kot!”.

Me këtë reagim të prerë, Soni jo vetëm që sqaroi raportin e saj me Jonidën si një marrëdhënie pa asnjë konflikt, por tregoi edhe se si titujt e portaleve mund të shkëpusin situatat nga konteksti për të krijuar “drama” aty ku nuk ekzistojnë.