Horoskopi paralajmëron periudhë vendimtare për këto 3 shenja

TvShow

Në fokusin e astrologjisë për periudhën në vijim janë Dashi, Luani dhe Shigjetari, të cilët do të përballen me mundësi për t’i dhënë një kahje të re planeve të bllokuara, ndërsa çështje të së shkuarës do kërkojnë zgjidhje.

Përzierja e disiplinës me ambicien do të karakterizojë fillimin e shtatorit, ndërkohë që tranziti i Marsit në shenjën e Luanit më 28 shtator pritet të rrisë ndjeshëm vrullin për ndërmarrjen e nismave të reja. Sidoqoftë, muaji tetor dhe pjesa e parë e nëntorit kërkojnë vëmendje të shtuar, pasi dinamikat e vjetra mund të ndikojnë negativisht te financat, marrëdhëniet dhe mënyrën e komunikimit.

Për Dashin, kjo është një fazë ideale për të transformuar një koncept të hershëm në një sipërmarrje të mirëfilltë. Nën ndikimin e Saturnit, këta të lindur do të ndjejnë nevojën për më shumë përgjegjshmëri, ndërsa pozicioni i Jupiterit në Luan shërben si katalizator për kreativitetin, dashurinë dhe zhvillimin e projekteve personale.

Zhvillimet profesionale mund të nisin që në ditët e para të shtatorit.

Planet që kanë qëndruar në sirtar mund të gjejnë tani mbështetjen financiare, kohore apo logjistike për t’u realizuar. Në sferën sentimentale, tetori dhe nëntori i hershëm mund të rihapin diskutime të ndërprera më parë ose çështje që ishin lënë pas dore.

Rreth datës 16 nëntor, konjunksioni i Marsit dhe Jupiterit në Luan mund të shërbejë si shtysë për të riaktivizuar një dëshirë, ambicie apo projekt të lënë në harresë.

Për Luanin, kjo është një kohë favorizuese për të spikatur dhe për të tërhequr vëmendje. Jupiteri në këtë shenjë nxit vetëbesimin dhe hap rrugë për avancime në karrierë dhe nisma individuale. Energjia do të shtohet në fund të shtatorit me hyrjen e Marsit në Luan, duke shënuar momentin e duhur për hapa profesionalë apo prezantim të projekteve.

Megjithatë, fillimi i tetorit rekomandon maturi emocionale dhe shmangie të fërkimeve të panevojshme. Po ashtu, aspektet retrograde të Merkurit dhe Venerës do të sjellin në rend të ditës tema që lidhen me banesën, familjen dhe sqarimin e marrëdhënieve, duke bërë që në dashuri të kuptohet më qartë nëse një lidhje ka bazë të shëndoshë apo thjesht vijon nga rutina.

Afati i 16 nëntorit, kur Marsi dhe Jupiteri bashkohen, do të jetë kyç për shumë persona, duke favorizuar nisje projektesh ose prezantime të rëndësishme.

Shigjetari e nis vjeshtën me energji të përqendruar te udhëtimet, media, arsimimi dhe projektet publike ose ndërkombëtare. Ndikimi i Jupiterit në Luan do të ndihmojë në zgjerimin e perspektivave dhe realizimin e planeve që dikur dukeshin të paarritshme.

Lëvizjet ndërkombëtare, dokumentacionet dhe aplikimet do të marrin një hov nga 28 shtatori falë Marsit, duke zhbllokuar çështje që kishin mbetur peng prej muajsh.

Sa i përket jetës sentimentale, gjatë tetorit dhe nëntorit të hershëm mund të ketë rikthime nga e kaluara. Pas mesin e nëntorit, do të bëhet e qartë nëse këto rishfaqje janë mundësi të reja apo fundi definitiv i një kapitulli.

Përgjatë fundit të nëntorit dhe dhjetorit, Shigjetarët do të kenë një pasqyrë më të pastër mbi karrierën, lidhjet personale dhe planet e udhëtimit.

Sipas parashikimeve, datat më produktive për këto tri shenja përfshijnë 31 gusht–8 shtator, 14–17 tetor, 13–20 nëntor, 27 nëntor–2 dhjetor dhe 10–19 dhjetor. Për Shigjetarët, lista shtohet edhe me periudhat 18–22 shtator dhe 23 nëntor–2 dhjetor.

Lajmet e fundit