Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin Panaja–Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”, në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga shtetasi Albano Hoxha, 34 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me murin anësor të një banese.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Megjithatë, për shkak të plagëve të marra, 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.