Autoritetet policore kanë bërë të mundur zbardhjen e identitetit të dy personave që humbën jetën gjatë përplasjes së rëndë rrugore pranë qendrës tregtare TEG.

Mohamed Lotf, i cili drejtonte betonieren, dhe pasagjeri Mohamed Ali, janë dy viktimat e kësaj tragjedie.

Në këtë ngjarje u regjistrua edhe plagosja e shtetasit Roland Nuri.

Mjeti i rëndë i përfshirë në këtë aksident është në pronësi të kompanisë “Alba Beton”, e cila zotërohet nga familja Dukaj.

Lidhur me rastin, Policia e Tiranës ka dhënë detaje shtesë mbi ngjarjen e ndodhur pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, duke konfirmuar se viktimat ishin shtetas të huaj që ndodheshin në pompën e betonit: M.

Tiranë/Informacion shtesë

L., 30 vjeç, i cili gjeti vdekjen në vend, dhe M.

A., 44 vjeç, i cili ndërroi jetë në ambientet spitalore pas përpjekjeve mjekësore.

Në spital po merr ndihmën e nevojshme edhe drejtuesi i mjetit tjetër, 28-vjeçari R.

N., i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, hetuesit po punojnë intensivisht për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë aksident.