Aksidenti i TMERRSHEM ku humbi jetën gazetari 26 vjecari, dalin detaje tr*nditëse!
Ngjarja e rëndë rrugore, ku u përfshinë dy mjete, la pas një bilanc tragjik me një jetë të humbur dhe një person tjetër të dëmtuar fizikisht.
Gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, është viktima e këtij aksidenti të rëndë, i cili ndodhej në drejtimin e një automjeti tip “Land Rover” (në foto).
Megjithë përpjekjet e ndërmarra për t’i ofruar ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Në po të njëjtën përplasje u lëndua edhe Behar Ruçi, një shtetas nga Korça që drejtonte një makinë tip “Benz”. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve për trajtimin e nevojshëm shëndetësor.
Sipas informacioneve fillestare, dyshimet orientojnë drejt një parakalimi të pasigurt nga ana e drejtuesit të “Benz”-it, veprim i cili solli përplasjen frontale me “Land Rover”-in.
