Aksident tr*gjik në vend/ U dëmtua me gjatë punës, h*mb jetën nga pla…
Në Pogradec, një ngjarje e rëndë ka shkaktuar hidhërim
, pasi një burrë 65-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi në shtëpinë e tij.
Sipas informacioneve fillestare, personi që humbi jetën, Kristaq Çulaku, ishte angazhuar në punë në ambientin e tij kur ndodhi aksidenti, duke u dëmtuar nga një mjet prerës i njohur si troko/fresibël.
Pas këtij incidenti të ndodhur, ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor, megjithatë, plagët e marra ishin aq të rënda sa ai nuk arriti të mbijetojë.
Forcat policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke bërë hetime për të zbuluar të gjitha rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.
