Një tragjedi e madhe ka prekur fshatin Ramjan në Viti.
Dion Emerllahu ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra në një aksident rrugor i ndodhur afër Milanos, në Itali.
Këtë udhëtim ai e kishte planifikuar për të kaluar pushime dhe për të festuar ditëlindjen e tij, që ra më 24 korrik, por fatkeqësisht ai vdiq në spital gjatë atij ditë.
Ky lajm ka shkaktuar një dhimbje të thellë në mesin e familjarëve, miqve dhe të gjithë banorëve të fshatit Ramjan.
Familja do të publikojë informacionin e nevojshëm për datën e varrimit në një moment të mëvonshëm.