Pas lindjes së djalit të saj, Lori Hoxha është shfaqur për herë të parë para publikut. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së selisë së re të Konsullatës së Nderit të Meksikës në kryeqytet, një event ku Ambasadori Genaro Lozano shpalli zyrtarisht funksionimin e ambienteve të reja.

Duke qenë se Lori ka preferuar një profil të ulët mediatik kohët e fundit dhe ka munguar në aktivitetin e saj të zakonshëm në rrjetet sociale, shfaqja e saj në këtë ceremoni nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.

Stili dhe eleganca që ajo shfaqi në këtë dalje u bënë kryefjala e komenteve në internet, teksa Lori dukej në një formë fizike të shkëlqyer.

Teksa zhvillohej ceremonia, ajo ishte e vendosur përkrah ambasadorit, në një ngjarje që u konsiderua si një avancim domethënës për lidhjet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë e Meksikës në sferën konsullore.