Fabjola Elezaj ishte së fundmi e ftuar në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality shoë, marrëdhënien me Adin, si edhe debatet që kanë bërë bujë pas daljes nga formati.

Ish-fermerja e përshkroi rrugëtimin e saj si një eksperiencë me shumë ulje-ngritje emocionale, por theksoi se nga kjo aventurë ka marrë më shumë sesa ka dhënë.

“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa”, u shpreh Fabjola.

Ajo foli edhe për raportin me Adin, duke u shprehur se raporti i saj me të nuk ka qenë thjeshtë për kamerat.

“Për mua ka qenë reality pastaj shoë. Vetëm 10% të gjërave i kam bërë për shoë, të tjerat kanë qenë reale. Dolëm jashtë dhe e vërtetuam”, tha ajo.

Fabjola komentoi gjithashtu edhe deklaratën e saj ndaj Arbana Osmanit, e cila çoi në largimin nga shtëpia, duke sqaruar se nuk kishte asgjë personale me moderatoren.

“Nuk e kam pasur me Arbanën. Personit të parë që do më drejtohej nga studio do ia thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera, Fabjola pati edhe një koment për Ermal Mamaqin, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale.

“Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo”, tha ajo.