11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti

të rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Deçan, Kosovë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Prilep,
ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

11 persona që udhëtonin në këto makina janë plagosur,
por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

‘’Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan,

në këtë aksident ishin të përfshira tre makina dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11)

persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, është thënë nga Policia.