Një atentat me pasoja fatale ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme.
Një biznesmen vendas ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti. Raportimet nga vendngjarja tregojnë se ai ka marrë një plumb në kokë, i cili ka rezultuar fatal, duke bërë që të ndërrojë jetë menjëherë në vend.
Pas ngjarjes, forca të shumta të policisë kanë mbërritur menjëherë në lokacion, duke rrethuar perimetrin e sigurisë.
Grupi hetimor po punon intensivisht në terren për grumbullimin e provave materiale dhe marrjen e dëshmive, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së këtij ekzekutimi, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.