Moti i keq, i shoqëruar me erëra të forta, ka përfshirë këtë të premte qytetin bregdetar të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, është regjistruar edhe incidenti i parë, ku si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar pemë mbi automjete të parkuara.

Fatmirësisht, nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Incidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të motit në qytetin e Vlorës, janë pezulluar edhe lundrimet për mjetet e vogla lundruese, si dhe për ato të peshkimit gjatë kësaj të premteje.