Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Hëna e Plotë në Akrep më 13 maj, si do të ndikojë te shenja juaj e Horoskopit

    0
    By admin on April 25, 2025 ShowBizi
    Horoskopi

    Hëna e Plotë në Akrep më 13 maj është një fazë që sjell të vërteta, pastrim emocional dhe mundësi për transformim kuptimplotë.

    Hëna e Plotë në Akrep vjen për të sjellë dritën në errësirë, për të sqaruar, për të shëruar. Ja se si do të ndikojë tek shenja juaj e zodiakut:

    Dashi
    Hëna e Plotë ju sjell një nevojë të thellë për të lënë pas njerëz ose situata që nuk ju shërbejnë dhe nuk ju përmbushin më.

    Mund të ndjeni emocione të forta dhe ndoshta jo aq të këndshme, madje edhe xhelozi, zemërim ose zhgënjim. Shikoji ato si mesazhe nga brenda vetes.

    Është një mundësi e përkryer për të “pastruar” marrëdhëniet tuaja dhe për t’u rilidhur me fuqinë tuaj të vërtetë.

     

    Demi
    Hëna e Plotë ndriçon sektorin tuaj të marrëdhënieve. Nëse jeni në një lidhje, një sqarim mund të vijë për mirë ose jo, por do të jetë i nevojshëm. Nëse jeni beqarë, është koha e duhur për të kuptuar se çfarë po kërkoni vërtet. Zemra dhe instinktet tuaja shumicën e kohës e dinë më së miri.

    Binjakët
    Hëna e Plotë ju thotë t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj dhe ekuilibrit mendor. Ju mund të ndjeni nevojën për t’u organizuar më mirë ose për të bërë ndryshime të vogla që do t’ju sjellin lehtësim të madh. Mos e neglizhoni veten.

    Gaforrja
    Dashuri, pasion, shpërthime emocionale. Hëna e Plotë ju kujton se ju meritoni një marrëdhënie që ju përmbush vërtet, pavarësisht nëse tashmë keni një partner apo jo. Jeni një krijesë plot emocione, por mos harroni t’i jepni vetes atë që u jepni të tjerëve. Gjeni sërish gëzim në lojë, krijim dhe shprehje romantike.

    Luani
    Familja, e kaluara, rrënjët tuaja, gjithçka del në sipërfaqe. Ju mund të ndjeni nevojën për të falur ose shëruar diçka të vjetër. Ju mund të dëshironi të ndryshoni diçka në hapësirën tuaj. Qetësia, ngrohtësia dhe siguria emocionale janë ato që ju nevojiten tani.

    Virgjëresha
    Hëna e Plotë ju shtyn të shprehni gjithçka që mbani brenda, ndoshta prej kohësh. Flisni, shkruani, komunikoni. Mund të keni një bisedë të thellë që do t’ju zhbllokojë shpirtin. Mjedisi juaj mund t’ju japë shenja që po i injoroni dhe mund të jetë çelësi për të rregulluar atë që ju shqetëson.

    Peshorja
    Financat apo zgjedhjet tuaja emocionale vihen në mikroskop. Hëna e Plotë ju kërkon të shihni qartë se çfarë është e vlefshme për ju. Mos qëndroni diku vetëm nga frika apo zakoni. Kërkoni atë që meritoni.

    Akrepi
    Ju sjell zbulime, emocione të forta, por edhe fuqi të pamasë. Është një “fillim i ri” personal, i cili vjen nga fundi i një cikli. Guxoni të ndryshoni diçka të thellë, një rol që ndoshta ju është “imponuar” apo pritur prej jush dhe që nuk ju përshtatet më, një marrëdhënie që nuk ju lartëson.

    Shigjetari
    Është koha të qëndroni pak më gjatë vetëm, të pushoni dhe të mendoni për atë që dëshironi vërtet. Mos kini frikë nga heshtja, as nga vetmia. Kërkojeni me një mendje të qartë dhe ndoshta përgjigjet janë aty. Mund të keni zbulime përmes një ëndrre ose një bisede që do t’ju tronditë.

    Bricjapi
    Hëna e Plotë sjell energji intensive rreth miqësive, grupeve dhe planeve tuaja. Mund të ndiheni të zhgënjyer nga disa, por kjo është një mundësi për të dalluar se kë dëshironi me të vërtetë rreth jush. Kthehuni tek ata që ju frymëzojnë dhe ju mbështesin.

    Ujori
    Nëse ndiheni të bllokuar profesionalisht ose emocionalisht, është koha të shikoni pamjen e madhe. Çfarë ëndërroni për veten tuaj? Çfarë do të thotë suksesi për ju? Sqaroni qëllimin tuaj dhe merrni vendimet tuaja.

    Peshqit
    Shpirti juaj kërkon lirinë, evolucionin dhe të vërtetën. Kjo Hënë e Plotë mund t’ju sjellë një ndryshim mendjeje, një dëshirë për të studiuar diçka, për të udhëtuar ose për të zgjeruar horizontet tuaja. Mund të ndryshoni mendje për diçka të rëndësishme. Dëgjoni instinktet tuaja./ TAR

    Horoskopi
    Previous Article“E tradhtoi” për Gjestin, Valbona thyen heshtjen për raportin me Jozin
    Next Article ‘Nuk mu duken si cift…’ Menaxheri i njohur i Vipave bënë deklaratën e papritur për Gjestin dhe Eglin!
    Të Fundit

    Tërmet i fortë në këtë vend, ja cfarë raportohet!

    September 25, 2025

    Tmerr! Kreu ndërhyrje në gjoks pa lejen e të atit, humb jetën 14 vjecarja

    September 25, 2025

    ‘Tentoi të më përdh*nonte…’ Deklarata shokuese e 21 vjecarit që i mori jetën 51 vjecarit në Durrës

    September 25, 2025
    ShowBizi

    Sherri i madh në Rinas! Reagon policia: 18 veta donin të bënin bashkë…

    September 24, 2025

    Reagon Loredana pas ‘skandalit’ në Përputhen dhe marrëdhënien me konkurrentin e programit

    September 24, 2025

    “Më vjen keq që do i thyej zemrën…”- Egli Tako konfirmon ndarjen nga Gjesti, i rrëfen të gjitha

    September 24, 2025
    Tv Show

    Tërmeti i fortë godet këtë shtet, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

    September 25, 2025

    U dh*nua dhe u godit për vd*kje me thikë, ky është 51-vjeçari që u gjet i m*sakruar në banesën e tij…

    September 25, 2025

    Horoskopi ditor për sot, e Enjte 25 Shtator 2025

    September 25, 2025
    Horoskopi

    2026 një vit transformues VETEM për këto 3 shenja! ‘Rritje në karrier, shumë para dhe fat në dashuri…’

    September 24, 2025

    ‘Eshtë dita për tu sqaruar…’ E Enjtja me trazira për këto shenja ‘Një sherr i madh do ju ndodh…’

    September 24, 2025

    E mërkura do të trondis këto shenja! Një debat i fortë do ju rrezikojë…Bëni kujdes!

    September 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.