Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e Gopeshit, në zonën e Moglicës, që i përket Bashkisë Maliq, teksa ishte duke mbledhur çaj mali. Ndërkohë Policia e Maliqit në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e tij.
Sipas Euronews, operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi rreth mesantës, kur ekipet lokalizuan të plagosurin, i cili ka marrë dëmtime të rënda në trup. Për shkak të terrenit të vështirë ai fillimisht u transportua me barrelë deri në një zonë të aksesueshme, dhe më tej u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Drilon Xhangolli, kishte dalë në mal për të mblehdur çaj mali dhe bimë medicinale, që ishte puna me të cilën merrej prej vitesh. Autoritetet ende janë duke bërë verifikimin e rrethanave të plota të ngjarjes.