Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan zëra se Xheneta Fetahu nuk do të ishte më pjesë e “E Diell”,
pas një fotografie ku shfaqeshin disa nga moderatorët, mes tyre edhe Egli Tako.
Megjithatë, është konfirmuar se Xheneta do të rikthehet këtë sezon, duke e shoqëruar lajmin me një video në faqen zyrtare.
Sipas njoftimit, ajo do të vijë me energjinë dhe surprizat e saj,
duke hedhur poshtë thashethemet për një largim nga spektakli i së dielës.