{"id":15525,"date":"2025-03-23T20:33:19","date_gmt":"2025-03-23T20:33:19","guid":{"rendered":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/?p=15525"},"modified":"2025-03-23T20:33:19","modified_gmt":"2025-03-23T20:33:19","slug":"mjeku-tregon-pse-marramendja-eshte-shqetesuese-nese-perseritet-disa-here-gjate-dites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/mjeku-tregon-pse-marramendja-eshte-shqetesuese-nese-perseritet-disa-here-gjate-dites\/","title":{"rendered":"Mjeku tregon pse marramendja eshte shqet\u00ebsuese n\u00ebse p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Marramendja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb paralajm\u00ebruese, \u201ck\u00ebmban\u00eb alarmi\u201d se di\u00e7ka nuk po shkon ashtu si\u00e7 duhet n\u00eb trupin tuaj. <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"574\" src=\"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-1024x574.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-15526\" srcset=\"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-1024x574.png 1024w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-300x168.png 300w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-768x430.png 768w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-150x84.png 150w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-450x252.png 450w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52-1200x673.png 1200w, https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/image-52.png 1363w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Pas k\u00ebsaj gjendjeje, mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb disa s\u00ebmundje t\u00eb tilla si migrena, anemia, tumoret e kok\u00ebs, infeksionet e veshit etj., ndaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos neglizhohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjeku ORL Bledi Nini pohon se jo n\u00eb \u00e7do rast kur p\u00ebrballemi me marrje mendsh, ka vend p\u00ebr panik. Shqet\u00ebsimet, sipas tij, duhet t\u00eb nisin at\u00ebher\u00eb kur kjo shfaqje klinike p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb n\u00eb harkun e 24 or\u00ebve dhe shoq\u00ebrohet edhe me simptoma t\u00eb tjera si t\u00eb vjella ose ndjesia e t\u00eb vjellit, zhurm\u00eb n\u00eb vesh dhe turbullime t\u00eb shikimit. Duke qen\u00eb se nuk ka shkaqe t\u00eb p\u00ebrcaktuara, marramendja me origjin\u00eb nga veshi (vertigo) \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur t\u00eb parandalohet.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se shkaktar\u00ebt nuk njihen, mund\u00ebsia p\u00ebr ta parandaluar nuk ekziston. Mund t\u00eb flitet p\u00ebr masa q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm, si n\u00eb rastin e Morbus Menier, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji kronike. Masa t\u00eb tilla konsistojn\u00eb n\u00eb evitimin e lart\u00ebsive dhe kujdes gjat\u00eb ngarjes s\u00eb makin\u00ebs. N\u00eb MM vertigot fillojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur dhe t\u00eb befasishme dhe mund t\u00eb b\u00ebhen shkak edhe p\u00ebr aksidente n\u00eb situatat q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr\u201d, thekson mjeku ORL, Bledi Nini, i cili na njeh edhe me metodat e trajtimit q\u00eb aplikohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Pothuajse gjithsecilit prej nesh, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb, na ka ndodhur t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb marramendje. Megjithat\u00eb, jo n\u00eb \u00e7do rast ka vend p\u00ebr shqet\u00ebsim. Sipas jush doktor, kur duhet ta shikojm\u00eb me seriozitet k\u00ebt\u00eb gjendje dhe t\u00eb drejtohemi te mjeku p\u00ebr trajtim t\u00eb specializuar? Marramendja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb, e cila mund t\u00eb reflektoj\u00eb probleme, q\u00eb mund t\u00eb lidhen me vuajtjen e nj\u00eb ose disa organeve n\u00eb trupin e njeriut. N\u00ebse marrjet e mendve zgjasin disa minuta, p\u00ebrs\u00ebriten shpesh n\u00eb harkun kohor t\u00eb 24 or\u00ebve dhe shoq\u00ebrohen me simptoma t\u00eb tjera si t\u00eb vjella ose ndjesia e t\u00eb vjellit, zhurm\u00eb n\u00eb vesh, turbullime t\u00eb shikimit, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos neglizhohen, por t\u00eb drejtohemi sa m\u00eb shpejt te mjeku.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb \u00e7do patologji, listohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkak tar\u00ebsh dhe faktor\u00ebsh q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas, n\u00eb rastin e marramendjes cil\u00ebt jan\u00eb? Marramendja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb, e cila lidhet me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb s\u00ebmundjesh, por n\u00eb rastin kur identifikohet me origjin\u00eb nga veshi ose si i quajm\u00eb ndryshe vertigot me origjin\u00eb periferike, ato mund t\u00eb ndahen n\u00eb: vertigo pozicionale paroksistike beninje (VPPB), vertigo nga neuritis vestibular (inflamacioni i nervit vestibular) dhe vertigo t\u00eb Morbus Menier( MM). N\u00eb rastin e VPPB dhe t\u00eb Morbus Menier shkaktar\u00ebt nuk dihen, pra, jan\u00eb t\u00eb panjohur. Ekzistojn\u00eb teori t\u00eb ndryshme mbi shkaktar\u00ebt, por ende nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak i vet\u00ebm i pranuar. N\u00eb rastin e Nuritit Vestibular, si shkaktar pranohet t\u00eb jet\u00eb inflamacioni i nervit vestibular nga shkaktar\u00eb viral\u00eb ose bakterial\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb shqet\u00ebsimesh manifestojn\u00eb pacient\u00ebt? Nga shqet\u00ebsimet q\u00eb pacient\u00ebt shfaqin, marrja e mendve ose vertigo \u00ebsht\u00eb simptoma q\u00eb i shoq\u00ebron gjithnj\u00eb k\u00ebto patologji. Ajo mund t\u00eb jet\u00eb e vetme ose t\u00eb shoq\u00ebrohet me simptoma t\u00eb tjera si nauze, t\u00eb vjella, humbje e p\u00ebrkohshme ose e p\u00ebrhershme e d\u00ebgjimit, zhurm\u00eb n\u00eb vesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa u takon moshave, m\u00eb t\u00eb rriskuar cil\u00ebt jan\u00eb? P\u00ebr sa i p\u00ebrket mosh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb q\u00eb shfaqet pothuajse gjithmon\u00eb tek adult\u00ebt n\u00ebse \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb periferike (veshi). N\u00ebse shfaqet te f\u00ebmij\u00ebt, duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb vigjilent\u00eb dhe duhet t\u00eb p\u00ebrjashtojm\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb shkak qendror (truri).<\/p>\n\n\n\n<p>A mund t\u00eb parandalohet? Cilat jan\u00eb masat paraprake q\u00eb duhen nd\u00ebrmarr\u00eb? Vertigo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje klinike, e cila v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parandalohet. Si n\u00eb rastin kur \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb periferike, ashtu dhe kur \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb qendrore. Duke qen\u00eb se shkaktar\u00ebt nuk njihen, mund\u00ebsia p\u00ebr ta parandaluar nuk ekziston. Mund t\u00eb flitet p\u00ebr masa q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm si n\u00eb rastin e Morbus Menier, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji kronike. Masa t\u00eb tilla konsistojn\u00eb n\u00eb evitimin e lart\u00ebsive dhe kujdes gjat\u00eb ngarjes s\u00eb makin\u00ebs. N\u00eb MM vertigot fillojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur dhe t\u00eb befasishme dhe mund t\u00eb b\u00ebhen shkak edhe p\u00ebr aksidente n\u00eb situatat q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundmi, metodat e trajtimit q\u00eb aplikohen? Metodat e trajtimit p\u00ebrfshijn\u00eb kombinime medikamentoze ose procedura invazive mikrokirurgjikale. P\u00ebrdorimi i solucioneve hiperosmotike, si Manitol 20%, Glukoz\u00eb 5-40% i kombinuar me kortikosteroide dhe betahistine, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim i vlefsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e vertigove me natyr\u00eb periferike (veshi i brendsh\u00ebm). Procedurat mikrokirugjikale ngelen nj\u00eb zgjidhje ekstreme p\u00ebr rastet kur kombinimet medikamentoze d\u00ebshtojn\u00eb dhe pacient\u00ebt vihen shpeshher\u00eb n\u00eb situata tejet t\u00eb v\u00ebshtira si pasoj\u00eb e vertigove rebele.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00cbMUNDJET Q\u00cb SHKAKTOJN\u00cb MARRAMENDJE<\/p>\n\n\n\n<p>Marramendja e cila p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs dhe q\u00eb shoq\u00ebrohet me nauze apo t\u00eb vjella mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn sociale t\u00eb \u00e7do individi. Sipas mjek\u00ebve, shkaqet e zakonshme t\u00eb marramendjes p\u00ebrfshijn\u00eb presionin e ul\u00ebt t\u00eb gjakut, i cili mund t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebrmes ila\u00e7eve t\u00eb p\u00ebrshkruara dhe ndryshimeve n\u00eb stilin e jete\u00ebs. Dehidrimi, nj\u00eb fajtor tjet\u00ebr, zakonisht mund t\u00eb zgjidhet duke iu sugjeruar njer\u00ebzve t\u00eb pijn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dy litra uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr shkaqe t\u00eb tjera q\u00eb mund ta ken\u00eb origjin\u00ebn nga infeksionet e veshit, ateher\u00eb duhet t\u00eb drejtoheni tek mjeku p\u00ebr trajtim t\u00eb specializuar.<\/p>\n\n\n\n<p>PRESIONI I UL\u00cbT I GJAKUT<\/p>\n\n\n\n<p>E njohur ndryshe si hipotension, zakonisht diagnostikohet kur bie n\u00ebn 90\/60 mmHg. Mund t\u00eb jet\u00eb e trash\u00ebgueshme, por gjithashtu ndikohet nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Shenjat klinike t\u00eb cilat manifeston jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht: veshja e pamjes, turbullimi n\u00eb shikim deri edhe tek humbja e vet\u00ebdijes. Provokon po ashtu ndjesin\u00eb e p\u00ebrzirjes, k\u00ebputjes dhe mbulimit me djers\u00eb. Shpeshher\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb edhe ndjenj\u00eb shtr\u00ebngimi n\u00eb gjoks, prej r\u00ebnies s\u00eb presionit t\u00eb gjakut.<\/p>\n\n\n\n<p>DEHIDRATIMI<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb shkaku i presionit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb gjakut, dehidrimi n\u00eb vetvete mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ndjenjat e marramendjes dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb.Dehidrimi mund t\u00eb ndodh\u00eb si rezultat diabetit, diarres\u00eb, vjelljes, konsumimit t\u00eb alkoolit ose st\u00ebrvitjes p\u00ebr disa or\u00eb me radh\u00eb. Shenjat e zakonshme p\u00ebrfshijn\u00eb etjen, lodhjen,, l\u00ebkur\u00ebn e that\u00eb, dhimbjen e kok\u00ebs, frym\u00ebmarrjen e shpejt\u00eb, munges\u00ebn e energjis\u00eb, konfuzionin, nervozizmin dhe madje dhe zbehjen.<\/p>\n\n\n\n<p>INFEKSIONET E VESHIT<\/p>\n\n\n\n<p>Vertigo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem specifik i veshit t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb shkakton periudha t\u00eb shkurtra t\u00eb marramendjes kur l\u00ebvizin kok\u00ebn, shtrihen, kthehen ose ngrihen. Kjo gjendje mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me t\u00eb p\u00ebrziera, t\u00eb vjella ose l\u00ebvizje anormale t\u00eb syrit.<\/p>\n\n\n\n<p>STRESI DHE ANKTH<\/p>\n\n\n\n<p>Marramendja mund t\u00eb shkaktohet nga situata t\u00eb v\u00ebshtira dhe, n\u00eb raste m\u00eb serioze, mund t\u00eb jet\u00eb simptom\u00eb e ndjesis\u00eb s\u00eb ankthit dhe frik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>MIGRENA<\/p>\n\n\n\n<p>Marramendja shpesh mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sinjal i migren\u00ebs. Zakonisht \u00ebsht\u00eb e kombinuar me d\u00ebmtime shikimi, nauze dhe nganj\u00ebher\u00eb dhimbje koke.<\/p>\n<div id=\"blogs-2411655944\" class=\"blogs-after-content blogs-entity-placement\"><div id=\"div-gpt-ad-1770230601260-0\" style=\"width:300px; height:600px;\"><\/div><\/div><div id=\"blogs-2924573822\" class=\"blogs-adsense-after-kontent blogs-entity-placement\"><script async src=\"https:\/\/pagead2.googlesyndication.com\/pagead\/js\/adsbygoogle.js\"\r\n     crossorigin=\"anonymous\"><\/script>\r\n<!-- Tiranaread -->\r\n<ins class=\"adsbygoogle\"\r\n     style=\"display:inline-block;width:728px;height:90px\"\r\n     data-ad-client=\"ca-pub-2355142065052501\"\r\n\t data-page-url=\"https:\/\/blogseyir.com\"\r\n     data-ad-slot=\"7464751963\"><\/ins>\r\n<script>\r\n     (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({});\r\n<\/script><\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marramendja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simptom\u00eb paralajm\u00ebruese, \u201ck\u00ebmban\u00eb alarmi\u201d se di\u00e7ka nuk po shkon ashtu si\u00e7 duhet n\u00eb trupin tuaj. Pas k\u00ebsaj gjendjeje, mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb disa s\u00ebmundje t\u00eb tilla si migrena, anemia, tumoret e kok\u00ebs, infeksionet e veshit etj., ndaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb mos neglizhohet. Mjeku ORL Bledi Nini pohon se jo n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":15526,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[35],"tags":[],"class_list":["post-15525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-keshilla-shendeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15525"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15525\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15527,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15525\/revisions\/15527"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/media\/15526"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/blogseyir.com\/wp\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}