Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Vuani nga Ankthi dhe Nervozizmi? Ja si te perdorni barin e bletes kunder tyre

    0
    By admin on August 8, 2025 Këshilla AI

    Në Greqinë e lashtë, bari i bletës kultivohej në nder të perëndeshës Diana.

    Kjo bimë vlerësohej për aftësitë e saj të larmishme në mbrojtjen e shëndetit.

    Bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës, dhimbjeve të kokës, tensionit të gjakut, virozës, çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

    Në Shqipëri, bari i bletës njihet edhe si milcë.

    Në zonat e Krujës njihet si mickel, në Berat si, erëx apo pselik, ndërsa në Korçë si spelinok.

    Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësinë, tretjen dhe spazmat urinare.

    Vajrat esencialë të barit të bletës përmbajnë substanca që relaksojnë muskujt, veçanërisht stomakun.

    Si Të Përdorni Barin e Bletës Kundër Ankthit Dhe Nervozizmit
    Bari i bletës është përdorur që në Mesjetë për të ulur stresin, zbutur ankthin dhe përmirësuar cilësinë e gjumit.

    Forma më e mirë e konsumit të bimës është çaji.

    Megjithatë, barin e bletës mund ta blini si gjethe të thatë, bustina, kapsula, ekstrakte dhe vajra.

    Bari i bletës mund të rritet lehtë edhe në kushtet e shtëpisë.

    Studimet tregojnë se bari i bletës përmban substanca të çmuara që funksionojnë si antioksidantë dhe kanë aftësi qetësuese.

    Këto aftësi i atribuohen një substance të njohur si terpenes.

    Ju mund të merrni gjethe të freskëta të barit të bletës dhe pasi t’i shpëlani t’i fusni në një çajnik me ujë të valuar dhe t’i lini aty për disa orë.

    Më pas lëngun pijeni si çaj dhe do ju shërbejë kundër acarimit të nervave.

    Nëse keni gjethe të thata përdorni 2 lugë gjelle në një çajnik të mbushur me dy filxhanë çaji ujë të valuar.

    Mbajeni kapakun mbyllur për 10 minuta dhe më pas mund të pini çajin.

    Çajin mund ta pini një apo dy herë në ditë. Nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.

    Bari i bletës mund të kombinohet edhe me kamomilin apo nenexhikun.

    Këto lëngje mund të qetësojnë stomakun dhe të largojnë problemet me tretjen, të përzierat dhe fryrjet.

    Nga ana tjetër, vajin esencial të barit të bletës mund ta përdorni për masazh dhe do të kuptoni që humori është përmirësuar ndërsa trupi është më i qetë./AgroWeb.org

    Bari i Bletes
    Previous ArticleA është në lidhje me Gjestin? Egli Tako sqaron të vërtetën: Statusi im aktual është…
    Next Article Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë për ju, energji pozitive dhe shumë surpriza
    Të Fundit

    Trishtim! Prej pesë dekadash u shërbeu me ndershmëri pacientëve, ndahet nga jeta farmacisti i njohur!

    August 7, 2025

    E rëndë! Minatori humbi jetën, zbardhen detajet tronditese

    August 7, 2025

    Ngjarje tragjike: Gruaja bie nga dritarja e tualetit, humb jetën në vend

    August 7, 2025
    ShowBizi

    Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë për ju, energji pozitive dhe shumë surpriza

    August 8, 2025

    A është në lidhje me Gjestin? Egli Tako sqaron të vërtetën: Statusi im aktual është…

    August 8, 2025

    Ish banorja e Big Brother Vip qe u perfol shume ndan foton e parë me partnerin

    August 8, 2025
    Tv Show

    U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

    August 8, 2025

    Ç’ndodhi? Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Bora Zemanit: “Përndjek meshkujt…

    August 8, 2025

    Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë dhe shumë surpriza për ju

    August 8, 2025
    Horoskopi

    Merr fund tersi për katër shenja të horoskopit! Gushti sjell fat të mbarë për ju, energji pozitive dhe shumë surpriza

    August 8, 2025

    E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

    August 8, 2025

    Duke filluar nga sot, 7 gusht, vetmia merr fund për këto shenja të Horoskopit

    August 7, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.