Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme.

Pas dyshimeve të cilat erdhën pasi ndjekësit vunë re ndryshime në peshën trupore të influenceres, ajo ka reaguar duke treguar të vërtetën.
Mevlani u shpreh për “Goca dhe Gra” se nuk është shtatzënë, por problemet shëndetësore kanë sjellë ndryshime në peshën trupore.
“Mënyra se si komentohet në portale është e tmerrshme. Nëse do më ndodhte nuk do ta thosha. Por pas këtyre reagimeve kam thënë që vërtet a duhet ta them.
Unë besoj tek syri, më ecin gjërat ters kur mendojnë që reagojnë kështu. Unë se kam vrarë mendjen se çfarë do të thonin njerëzit, vjen një moshë që s’të intereson se çfarë thonë, krijon imunitet”, tha Mevlani.
Armina Mevlani u shfaq së fundmi në një intervistë për një emision televiziv, ku ka folur për projektet e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut ishte pamja e saj fizike. Ndjekësit komentuan në mënyra të ndryshme për paraqitjen e saj, disa duke ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishës dhe nusja e ish-kryeministrit Sali Berisha.