Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në qytetin e Laçit, ku një 82-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është rrëzuar në rrugë, dyshohet si pasojë e problemeve shëndetësore.
Ai u transportua me autoambulancë drejt spitalit, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës.
Laç/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, është rrëzuar në rrugë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore, shtetasi Gj. M., rreth 82 vjeç. Gjatë transportimit me autoambulancë drejt spitalit, ai ka humbur jetën.
Vijon puna për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.