Një person rreth moshës 50 vjeç, është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Viktima dyshohet të jetë vrarë me thikë pas konstatimit të plagëve në trup të shkaktuar nga mjë mjet prerës apo thikë.
Deri më tani nuk dihet se kur ngjarja mund të ketë ndodhur apo rrethanat ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar më tej dinamikën e krimit.
“Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.