Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda banesës.
Policia dhe ambulanca morën një alarm për ngjarjen e ndodhur.
Ishte vetë bashkëshorti i të ndjerës që sinjalizoi autoritetet pasi shkoi në banesë.
Ai gjeti të vdekur gruan e tij 34-vjeçare, që siç dyshohet, u përpoq të lindte e vetme në shtëpi, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës.
I sapolinduri u gjet gjithashtu i pajetë.
Në shtëpi në momentin e ngjarjes ishin edhe dy fëmijë të mitur të çiftit.
Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e plota dhe të sakta të ngjarjes.