Ka ndërruar jetë këtë të diel, në moshën 81-vjeçare, Kimete Leli, nëna e ish-kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka lënë një dhimbje të madhe tek familjarët, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e nesërme. Homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit do të nisin në orën 10:00 nga banesa e familjes, në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka humbur njeriun e shtrenjtë të jetës së tij, ndërsa familja pret ngushëllimet e të afërmve, miqve dhe qytetarëve në këtë moment të vështirë.