Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë një udhëtimi me varkë, ku dy fëmijë të vegjël humbën jetën tragjikisht pas një përplasjeje me një shenjë lundrimi. Një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar u hodhën në ujë kur varka Tidewater Custom 280, që po lundronin, goditi një shenjë të Kanalit Ndërbregdetar në mbrëmjen e së shtunës, afër Berkeley Township në New Jersey, sipas raportimeve nga Daily Star dhe Klankosova.tv.

Siç njoftoi Policia Shtetërore, dy të rriturit në varkë, Stephen Schneider, 63 vjeç, dhe Laurie Schneider, 64 vjeç, gjetën fëmijët në ujë pa shenja jete. Raportet nga mediat amerikane sugjerojnë se ata janë gjyshërit e fëmijëve që humbën jetën.

Sipas burimeve nga Jersey Shore Online, para se të niseshin në aventurën me varkë, ky grup i kishin kaluar disa momente në restorantin MJ’s Restaurant Bar and Grill.

Pas aksidentit tragjik, fëmijët u transportuan menjëherë në spital, por fatkeqësisht, autoritetet konfirmuan se ata kishin ndërruar jetë. Në një njoftim të Policisë Shtetërore të New Jersey, thuhet: “Më 19 korrik, rreth orës 21:09, efektivët iu përgjigjën një njoftimi për një aksident të rëndë me mjet lundrues në zonën e gjirit të Berkeley Township”.