Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Qatrom të Korçës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë.
Sipas informacioneve e paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë qenë një endacak. Trupi i tij është gjetur në një përrua të thatë, ndërsa nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Paraprakisht hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një vdekje natyrale.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.