Aksident tjetër në aksin Tepelenë-Memaliaj.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e 3 personave.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, në dalje të qytetit të Tepelenës,
kur një automjet Volkswagen është përplasur me një automjet tip Citroen.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy automjeteve dhe një pasagjer./Top Channel