Fundjava duket se do jetë përvëluese në vendin tonë, siç paralajmëroi sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi në një lidhje direkte në një studio televizive.
“Gjatë kësaj fundjave do të kemi depërtimin e masave ajrore të lagështa me origjinë jug-perëndimore nga anticikloni i Azoreve, por po ashtu dhe masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës, ç’ka do të sjellin mot të nxehtë në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës.
Moti do të vijojë i kthjellët, ndërsa vranësirat e pakta kalimtare përgjatë maleve në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa do të kemi dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.
Temperaturat më të ndjeshme do të jenë në zonat e ulëta, por po ashtu qendrore dhe ato bregdetare, kur vlerat minimale do të shënojnë nga 26 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale parashikohen deri në 39 gradë celcius dhe kjo për orët e mesditës. Gjatë javë së ardhshme do të kemi gjithashtu rritje të mëtejshme të temperaturave ku vlerat minimale do të shënojnë nga 47 gradë celcius deri në 40 gradë celcius në ato maksimale.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jug-perëndim dhe veri-lindje me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa valëzimi në dete, i ulët i forcës 1-2 ballë. Do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin, por nuk do të mungojnë vranësirat mesatare lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe afatshkurtra dhe stuhi, por në relievet malore”, u shpreh sinoptikania Doçi.