Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e paqësorit veriperëndimor, duke shkaktuar panik dhe frikë për tsunami.
Rajonet dhe shtetet e goditura sot nga lëkundjet janë ato të kreolëve të Lae të Provincës Morobe, Papua Guinea e Re.
Tërmeti pati një thellësi mesatare prej 107 km dhe u ndje gjerësisht në zonë.
Siç raportohet nga “Volcanodiscovery”, tërmeti cilësohet i shkallës së lartë dhe i rrezikshëm.
Madhësia, epiqendra dhe thellësia e saktë e tërmetit mund të rishikohen në orët ose minutat në vijim, së bashku edhe me dëmet apo viktimat e shkaktuara.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së lëshoi një raport të dytë pasi Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës e Indonezisë e vlerësoi tërmetin në magnitudë 6.8.
Agjenci të tjera që raportuan të njëjtin tërmet përfshijnë Qendrën Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ) me magnitudë 6.7 dhe rrjetin sizmograf qytetar RaspberryShake me magnitudë 6.7.
Për momentin nuk ka informacione për ndonjë tsunam të mundshëm apo viktima dhe të lënduar.