Temperaturat arrijnë 41 gradë: Cilat qytete do të mbërthehen nga i nxehti këtë të shtunë?

ShowBizi

Shqipëria do të vijojë të mbizotërohet nga qëndrueshmëria atmosferike edhe gjatë së shtunës. Në përgjithësi, qielli do të jetë i pastër, me përjashtim të zonave malore në lindje dhe juglindje, ku gjatë orëve të mesditës pritet shtim i vranësirave.

Këto zhvillime të vranësirave do të sjellin reshje të pakta shiu, të shoqëruara herë pas here nga shkarkesa elektrike dhe shtrëngata të shkurtra në rajonet kodrinore-malore.

Në qytetet si Berati, Elbasani dhe Gjirokastra termometri pritet të shënojë vlerat më të larta, duke arritur kulmin në 41 gradë Celsius.

As orët e natës nuk do të sjellin freski të ndjeshme, pasi vlerat termike do të qëndrojnë në nivele të larta, konkretisht mes 20 dhe 24 gradë Celsius.

ndryshimin e kushteve klimatike.

Lëvizja e ajrit do të jetë kryesisht nga juglindja në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Megjithatë, përgjatë bregdetit jugperëndimor dhe në zonat e luginave, erërat do të intensifikohen periodikisht duke prekur shpejtësinë deri në 14 m/s.

Lajmet e fundit