Prej disa ditësh, rrjetet sociale po zien nga interpretimet rreth postimeve të fundit të Egli Takos dhe Olsi Bylykut.
Pak ditë më parë, Egli ndau në Instagram disa foto ku shfaqej me një fund të zi, duke i shoqëruar me mbishkrimin “AURA”. Vetëm një ditë më pas, Olsi publikoi një pjesë nga teksti i këngës së tij më të re “Haram”, ku ndër vargje lexohej:
“Fustani zi Pantera…Sa e pash, AURA…Nuk po munem me ja marr vemendjen as me batuta…Amo trunin ma ka lujt, Kush budall me ty ka lujt? Vetëm shansin me ma dhon me qen n’krah t’je t’isha lut…”
Kjo përputhje mes postimeve ka bërë që ndjekësit të aludojnë se kënga mund të jetë një dedikim i hapur për Eglin.
Për më tepër, fansat kujtojnë se edhe gjatë kohës kur Egli ishte pjesë e BBV, disa nga projektet muzikore të Olsit u interpretuan si mesazhe të nënkuptuara për të, duke rikthyer në vëmendje romancën e tyre pesëvjeçare.
Megjithatë, sot realiteti është ndryshe: Olsi Bylyku ndodhet në një lidhje të re me gazetaren Denada Lura, marrëdhënie që ai e ka konfirmuar tashmë publikisht me ndjekësit.