“Sot u shua një pjesë e zemrës sime”, Mimoza Ahmeti ndanë lajmin e trishtë!

Te Fundit

Një humbje e rëndë ka goditur shkrimtaren Mimoza Ahmeti, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin për ndarjen nga jeta të babait përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. “Sot u shua një pjesë e zemrës sime…

Sot humba babanë tim të shtrenjtë”, shkruan Ahmeti, teksa kujton rolin që i ati ka pasur gjatë gjithë jetës së saj. Shkrimtarja e vlerëson prindin e saj si shtyllën kryesore që e mbështeti gjatë gjithë rrugëtimit, duke nënvizuar se çdo sukses dhe mësim i jetës së saj është ndërtuar mbi sakrificat dhe dashurinë e tij.

“Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar.

Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë”, shkruan ajo. Në një moment shumë intim të shënimit të saj, Ahmeti kujton edhe nënën e ndjerë, duke i kërkuar të atit që të dërgojë një përqafim për të në amshim.

Mimoza shprehet duke thënë: “Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë”. “Tani jeni përsëri bashkë…

Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, vijon ajo. Në përmbyllje të dedikimit të saj të ndjerë, shkrimtarja i thotë lamtumirë babait me fjalët: “U prehsh në paqe, babi im.

Përqafoje nënën fort për mua… Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe. Përjetë vajza juaj.”

Lajmet e fundit