Eliminimi i Fabjola Elezajt nga “Ferma VIP” pas një televotimi të papritur ishte pa diskutim një nga momentet kyçe të mbrëmjes.
Por ajo që e bëri këtë situatë edhe më të veçantë ishte reagimi i audiencës në sallë sapo ajo mbërriti në studio.
Për ata që e humbën këtë moment, në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet qartë një skenë që nuk ka ndodhur me asnjë prej ish-konkurrentëve të tjerë të këtij sezoni: thuajse asnjë nga të pranishmit në publik nuk e duartrokiti Olën gjatë hyrjes së saj në studio.
Pavarësisht pritjes formale dhe përqafimit nga moderatorja Arbana Osmani, heshtja e sallës ishte e dukshme.
Kjo mungesë totale reagimi dhe brohoritjesh reflekton qartë se perceptimi i gjerë negativ i krijuar për të – pas ofendimeve dhe sjelljes së saj – nuk ishte i kufizuar vetëm në komente në rrjetet sociale, por u tregua edhe drejtpërdrejt nga vetë publiku i pranishëm.