ALARM! Meteorologia jep paralajmërimin e fortë, a po vjen stuhia spanjolle drejt Shqipërisë?

Te Fundit

Stuhia e fuqishme ciklonare që goditi Spanjën dhe shkaktoi reshje intensive e përmbytje në Gadishullin Iberik po zhvendoset drejt Mesdheut dhe Europës, duke ndikuar edhe në kushtet atmosferike në Shqipëri.

Në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, meteorologia Tanja Porja shpjegoi se Shqipëria ndodhet në periferi të kësaj qendre ciklonare, çka sjell depërtimin e masave ajrore të ngrohta dhe reshje të herëpashershme.

Sipas saj, temperaturat do të vijojnë të jenë jashtëzakonisht të larta për muajin nëntor, duke arritur deri në 27-28 gradë Celsius gjatë dy ditëve në vijim, vlera më tipike për fundin e pranverës sesa për këtë periudhë të vjeshtës.Porja paralajmëroi gjithashtu për reshje intensive në intervale të shkurtra, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të përkohshme, veçanërisht në zonat urbane.

Lajmet e fundit