Prej dy ditësh, mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer me lajmin se Loredana Brati nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve në ‘Për’puthen’.
Mungesa e saj në program u pa menjëherë si një boshllëk i dukshëm në dinamikën e spektaklit, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi arsyet e largimit.
Megjithëse produksioni nuk ka bërë një sqarim zyrtar, portale të ndryshme publikuan lajme se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme mes Loredanës dhe konkurrentit Kejsi Hyseni.
Pas gjithë këtyre zërave, Loredana ka vendosur të reagojë fuqishëm përmes dy postimeve në Instastory, ku nuk i ka kursyer fjalët ndaj portaleve dhe mediave që, sipas saj, për pak klikime përhapin lajme të pavërteta.
Në njërin postim, ajo shkruan: “SKANDÁL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë padrejtësisht figurën time duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! Tju vij turp.”
Në tjetrin reagim, Loredana i drejtohet hapur atyre që publikuan lajmet duke ironizuar: “Edhe, i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s janë aspak të sigurta.”