Gjyqi për dy punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Gjykatën e Beratit për rastin e perimeve me pesticide përfundoi sot me caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.
Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Griselda Doksani, një nga punonjëset e përfshira në proces, shfaqi probleme shëndetësore dhe i ra të fikët.
Bashkë me Doksanin, masa e sigurimit u vendos edhe për Ranaldo Likën, të dy punonjës të AKU-së në Berat.
Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë kontrolleve të kryera në një subjekt ushqimor, punonjësit kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.
Ajo u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Beratit.