Pritje ëmbël: Ish-konkurrentët e BBVK3, Ana dhe Kevin, bëhen prindër të një vajze

ShowBizi

Së shpejti, Ana Ejupi dhe Kevin Edmond do të përjetojnë gëzimin e prindërimit për herë të parë, pasi dyshja tashmë ka bërë të ditur edhe gjininë e fëmijës që janë duke pritur.

Ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova 3”, të cilët e nisën romancën e tyre nën syrin e kamerave të reality show-t, kanë njoftuar se do të bëhen prindër të një vajze.

Lajmin e gëzuar ata e kanë bërë publik nëpërmjet një videoje të përbashkët të filmuar gjatë pushimeve që po kalojnë në bregdetin jugor. Në këto pamje, Ana ekspozon disa këpucë të vogla në ngjyrë rozë, duke konfirmuar në këtë mënyrë se shumë shpejt do të mirëpresin në jetë një vajzë.

“Çfarë bekimi”, shkruan çifti në mbishkrimin e videos, ndërkohë që kjo shpallje është shoqëruar me një lumë urimesh nga fansat dhe ndjekësit e tyre.

Ky zbulim vjen vetëm disa javë pas konfirmimit zyrtar nga ana e Anës dhe Kevinit për shtatzëninë.

Ndonëse dashuria e tyre lindi përgjatë rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”, marrëdhënia u forcua edhe më shumë pas mbylljes së këtij programi, dhe aktualisht ata po përgatiten për kapitullin e ri të jetës së tyre si prindër.

Lajmet e fundit