Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Presidenti Bajram Begaj cakton DATËN, ja kur do mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale! Në dekret edhe Tirana

    0
    By admin on October 1, 2025 ShowBizi

    Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

    Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në këto bashki, edhe pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës një javë më parë.

    Sakaq, me interes priten tashmë zgjedhjet e kryeqytetit, ku socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit.

    Njoftimi i Presidencës:

    Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

     

    Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave,

    pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

    Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

    Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.
    Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

    Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.
    Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

    Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.
    Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme.

    Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

    bajram begaj zgjedhjet
    Previous ArticleNgjarje e rëndë! 28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në spital! Dyshohet se…
    Next Article Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë, ja çfarë pritet të ndodhë
    Të Fundit

    Ngjarje tronditëse në Tiranë! Adoleshentja hidhet nga pallati, dyshohet se ka humbur jetën

    October 1, 2025

    Ngjarje e rëndë! 28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në spital! Dyshohet se…

    October 1, 2025

    Moti bënë kthesën drastike, po në Tiranë do ketë reshje dëbore? Ja cfarë thotë Tanja Porja

    October 1, 2025
    ShowBizi

    Presidenti Bajram Begaj cakton DATËN, ja kur do mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale! Në dekret edhe Tirana

    October 1, 2025

    Këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin tetor

    October 1, 2025

    Reagimi i fortë i Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje, por mua..

    September 30, 2025
    Tv Show

    Moti bën kthesën drastike nesër, rrebeshe shiu në të gjithë territorin dhe borë, ja çfarë pritet të ndodhë

    October 1, 2025

    Ana dhe Kevin japin lajmin e papritur

    October 1, 2025

    Flor Binaj nxjerr zbuluar Diellën, kap detajin skandaloz (FOTO)

    October 1, 2025
    Horoskopi

    Kujdes këto data në Tetor! Jeta juaj do ndryshojë në mënyrë DRASTIKE këtë muaj!

    October 1, 2025

    Këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin tetor

    October 1, 2025

    Ditë të bukura dhe momente të paimgjinueshme! Horoskopi surprizon këto 3 shenja, Tetori do të jetë MAGJIK!

    October 1, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.