Po udhëtonte si pasagjer në një furgon mallrash, ky është 20-vjeçari që h*mbi jetën në ak*identin në Ksamil

TvShow

Autoritetet kanë bërë të ditur identitetin e 20-vjeçarit Antonio Mateli, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë pas një aksidenti të rëndë të regjistruar në zonën e Ksamilit.

Personi në fjalë po udhëtonte si pasagjer brenda një mjeti transporti mallrash, kur ky i fundit pësoi një dalje nga rruga, rrethana të cilat po vijojnë të analizohen nga grupi hetimor.

Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërkohë që drejtuesi 22-vjeçar i mjetit pësoi lëndime fizike.

Për momentin, i riu 22-vjeçar po merr trajtimin e nevojshëm spitalor, me mjekët që konfirmojnë se ai ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.

Lajmet e fundit