Aksident tr*gjik në vend, h*mb jetën një person! Ja cfarë dyshohet

Te Fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore të lagjes nr. 13, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.Sipas informacionit paraprak,

automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, një 48-vjeçar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Lajmet e fundit