Pasi u kap me tjetër vajzë, Sara Hoxha “thumbon” ish partnerin: “Nuk isha kurrë e jo…”

TvShow

Pas disa ditëve që qarkullonin në media dhe rrjete sociale

pamjet e ish-partnerit të saj, Erik Fullani, me një vajzë tjetër gjatë pushimeve,

Sara Hoxha ka bërë një postim që ka tërhequr shumë vëmendje.

Në një InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit një mendim që duket se e ka prekur thellë.

“Jeta bëhet më e lehtë kur ndalon së mbajturi gjëra që nuk kanë qenë kurrë të tuat për t’i mbajtur. Mendoj se ky është kujtesa jote për të lënë pas atë që nuk ka qenë kurrë përgjegjësia jote ta rregullosh, ta kontrollosh apo ta mbash”, shkruan ajo.

Ky postim erdhi vetëm disa ditë pas spekulimeve se Erik Fullani ishte parë me një vajzë tjetër, gjë që ka bërë që ndjekësit të pyesin nëse mesazhi i Sarës ka të bëjë me këtë ndarje dhe ngjarjet e fundit në jetën e saj.

Megjithatë, Sara nuk e ka përmendur askënd me emër dhe nuk ka dhënë asnjë konfirmim se postimi është adresuar për Erikun. Aktualisht, interpretimet e ndjekësve janë të shumta, ndërsa vetë influencerja nuk ka ofruar ndonjë sqarim mbi kuptimin e këtij mesazhi.

Lajmet e fundit