Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona në Shqipëri duke mos kursyer asgjë, as shtëpitë e banorëve e as pasuritë që ata kishin një jetë për të cilat punonin.
Me dhjetëra forca zjarrfikëse, të ndihmuar edhe nga qytetarët, ndodhen në vatrat e zjarrit ku dhe po luftojnë pa ndaluar me qëllim për të neutralizuar flakët dhe shmangien e përhapjes së tyre më tej.
Alarmante vijon të jetë situatë në Gramsh, ku flakët “gllabëruar” fshatra të tërë duke bërë shkrumb e hi banesat e gramshiotëve. Në mesin e zjarrfikësve ishte dhe një djalë i ri, banori i zonës i cili arriti që të shpëtonte tre familje nga flakët përpara se zjarri të përpinte gjithçka në rrugën e tij.
Mirgen Çela, 35 vjeç, arriti që të shpëtonte bashkëfshatarët e tij, mirëpo fatkeqësisht nuk mundi të bënte asgjë për banesën e tij e cila u bë shkrumb e hi.
I riu ka rrëfyer për gazetarin Shkëlzen Henkoja momentet e tmerrit ku gjithçka që i shihnin sytë ishte flakë dhe tym.
“Ishte e tmerrshme. Tym kudo, nuk shihje asgjë. Ecja nëpër tym, të kapur dorë për dore, njëri pas tjetrit, vetëm ashtu mundëm të dalim gjallë,” ka pohuar ai më herët, ndërkohë që i tronditur nga kjo ngjarje ka rrëfyer se flakët u përphapën me shpetjësi duke mos u lënë kohë që të vepronin.
“Kur zbrita disa metra më poshtë, mendova se s’do ja dilja. Flakët kaluan nga Kullollasi për në Skënderbegas si baruti. Ishin kudo. Shpëtova tre familje, por… kur shkova më vonë në Skënderbegas, shtëpia ime ishte djegur. Ishte zhdukur. Sytë e tij shohin përreth, një horizont zjarri dhe hi. Nuk kam fjalë… po shohim vdekjen me sy”, përfundoi ai.